-0.4 C
Sterling Heights
25/12/2025, 7:56
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Momente intersante të Haradinajt me Rifat Jasharin në Gllogjan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetMomente intersante të Haradinajt me Rifat Jasharin në Gllogjan

Sot në Gllogjan të Deçanit është shënuar 26 vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-së ndaj caqeve ushtarake serbe.

Përveç qytetarëve të shumtë, në këtë manifestim nuk janë parë as presidentja Vjosa Osmani e as kryeministri Albin Kurti

Por çka bie në sy, ishte Rifat Jashari, vëllai i Adem Jasharit.

Në një video të publikuar nga Demos, ai shihet dorë për dore me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa flisnin dhe qeshnin.

Gjatë fjalimit, para të pranishmëve, Jashari u shpreh se kur shqiptarët të bëhen bashkë do të arrihet amaneti i atyre që ranë brez pas brezi.

Haradinaj për Epopenë e Dukagjinit: Gllogjani ndodhi për shkak të Prekazit – nuk e lëshuam këtë tokë në asnjë ditë të luftës

“Dhashtë Zoti jemi gjithmonë bashkë me Shqipërinë, me Luginë të Preshevës, me Maqedoninë me shqiptarët e Malit të Zi që të rrugëtojmë bashkë ti arrijmë qëllimet tona shekullore atëherë nëse bashkohemi e kemi kry amanetin e atyre që kanë ra brez pas brezi”, tha Jashari.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan ishte zhvilluar beteja frontale nga Forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj. /Telegrafi/

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img