-6.9 C
Sterling Heights
17/01/2026, 20:57
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Upss! Miqtë e Kiara Titos nuk “bien dakord” për marrëdhënien e saj me Luizin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizUpss! Miqtë e Kiara Titos nuk “bien dakord” për marrëdhënien e saj...

Në një emision të transmetuar gjatë ditës së djeshme, një deklaratë e gazetarit Andi Vrapi, si mi ki Kiara Titos, u komentua gjatë në rrjet. Ai deklaroi se i beson dashurisë së Kiarës dhe Luizit brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, por duke e njohur Kiarën, ai shprehu se jashtë i beson lidhjes së saj me Luizin deri në 20%.

Në lidhje me këtë ka reaguar një mik tjetër i Kiara Titos, duke mos rënë dakord me gazetarin. Bëhet fjalë për stilistin Niko Komani, i cili ka treguar shpesh mbështetjen e tij në rrjetet sociale për moderatoren.

Teksa ka postuar një pjesë nga deklarata e Andit, Niko ka folur si shoku i ngushtë i Kiarës: “Unë duke njohur Kiarën tamam si shok i ngushtë i saj besoj 100% brenda dhe jashtë.”

Një tjetër mikeshë e Kiarës, Liesa Haxhiasllani, nuk ka reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhur me deklaratën e gazetarit, por përmes postimeve në profilin e saj në Instagram, ajo ka treguar mbështetje për çiftin Kiara-Luiz.

Kujtojmë se më herët Liesa nëpër intervista është treguar pak më skeptike për marrëdhënien e Kiarës me Luizin, madje në një intervistë të dhënë më herët, ajo pati shprehur se nuk ishte “dakord” që të ndoshte puthja e shumëpritur mes tyre./iconstyle

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img