-1.4 C
Sterling Heights
25/12/2025, 23:59
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kosova e pranon propozimin e BE-së për dinarin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKosova e pranon propozimin e BE-së për dinarin

Kosova është pajtuar me propozimin e emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslan Lajçak, sa i përket çështjes së dinarit, ndërsa Serbia ka kërkuar kohë shtesë, ka thënë pas takimit në Bruksel, kryenegociatori Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se janë pajtuar me propozimin e Lajçakut, ndërsa Serbia nuk ishte e gatshme të bënte kompromis.

“Ky takim është caktuar me idenë që palët të reflektojnë, gjegjësisht pala serbe ka kërkuar më shumë kohë për arsye se nuk kanë pasur kompetenca në vendimmarrje. Javën e kaluar i është bërë e qartë palës serbe se takimi i radhës mund të mbahet vetëm nëse vijnë me ide për kompromis. Fatkeqësisht, edhe sot kemi pas dallime të mëdha. Përderisa pala kosovare ka diskutuar për opsionet me të cilat qytetarët serbë mund të marrin mbështetje financiare edhe më tej nga Serbia, pala serbe ka vepruar si avokate e Bankës së Postës serbe dhe gjithë kohës kanë diskutuar se si të rregullohet licencimi i kësaj banke, e cila nuk është as kompetencë e as interes e palëve të përfshira. Duke parë pamundësinë e arritjes së një kompromisi, Lajçaku ka nxjerr një propozim të konsoliduar, për të cilin ne besojmë se është propozim konstruktiv dhe në rrugën e duhur për të gjetur zgjidhje e cila më së shumti i shkon përshtati qytetarëve serbë në Kosovë, por në të njëjtën kohë respekton Rregulloren e BQK-së”, ka thënë Bislimi pas takimit.

Takimi i radhës do të mbahet në Bruksel pas dy javëve.

(13:18) – Nuk ka marrëveshje në Bruksel për dinarin

Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur të pajtohen për çështjen e dinarit serb, i cili u ndalua në Kosovë, as pas takimit të së enjtes, tha kryenegociatori serb, Petar Petkoviq.

Duke folur për gazetarë në kryeqytetin belg, Petkoviq tha se Prishtina nuk tregoi “vullnet të mjaftueshëm” për një marrëveshje dhe se pritet edhe një takim lidhur me këtë temë.

Ai i bëri këto deklarata pas takimit trepalësh mes tij dhe kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Të enjten më herët në mëngjes, Lajçak e zhvilloi një takim dypalësh me kryenegociatorin serb Petkoviq.

Bashkimi Evropian, i cili e lehtëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, shpresonte se do të tejkaloheshin dallimet në qasje mes palëve dhe të arrihej një zgjidhje, sipas së cilës qytetarët serbë në Kosovë do të mund të vazhdojnë t’i pranojnë beneficionet nga shteti serb.

Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img