-15.9 C
Sterling Heights
23/01/2026, 11:58
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës/ Zbardhen detaje nga ndërhyrja, ja sa do të zgjasë rikonstruksioni, shpejtësia do jetë…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeZgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës/ Zbardhen detaje nga ndërhyrja, ja sa do të...

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës/ Zbardhen detaje nga
Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë–Durrës parashikohet të zgjatin 19 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës me kompaninë që do të kryejë punimet.

Në tenderin e hapur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për fazën e parë të projektit specifikohet se periudha e parë e punimeve përfshin gërryerjen, prishjen e betonin ekzistues, si dhe ndërtimin e veprave të artit ku përfshihen tombinot apo drenazhimet, ndërkohë që asfaltimi do të nisë në muajin e 11-të të punimeve.

Paralelisht, është specifikuar se pas zgjerimit të autostradës, shpejtësia e lejuar për qarkullimin e automjeteve do të jetë 90 – 140 km/h.

Ad

Tenderi i hapur nga ARRSH përfshin fazën e parë dhe ka një fond limit prej 1.66 mld lekë, ndërkohë që kompanitë e interesuara do të kenë një muaj afat për dorëzimin e ofertave të tyre.

Nisja e punimeve për zgjerimin e këtij segmenti rrugor është paralajmëruar më herët nga autoritetet shqiptare, që gjithashtu kanë bërë me dije se autostrada do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje, duke bërë që në total të arrihet në 8 korsi.

Punimet për zgjerimin fillimisht do të përfshijnë 5 km e parë të autostradës. Paralelisht është hapur dhe tenderi për rikonstruksionin e rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, që gjithashtu të çon në Durrës./SOT.COM.AL

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img