-18.5 C
Sterling Heights
23/01/2026, 21:28
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Koçiu në Shtëpinë e Foshnjes “Hanna dhe Rozafa”: Solidaritet dhe bashkëpunim për mbrojtjen dhe ndihmën ndaj fëmijëve në nevojë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeKoçiu në Shtëpinë e Foshnjes “Hanna dhe Rozafa”: Solidaritet dhe bashkëpunim për...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi në këtë ditë feste të Fiter Bajramit, Shtëpinë e Foshnjes “Hanna dhe Rozafa” në Tiranë.

Në bashkëbisedim me stafin, ministrja Koçiu i falënderoi për përkujdesjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për t’u dhuruar këtyre fëmijëve sado pak dashuri prindërore dhe ngrohtësi familjare.

Koçiu theksoi angazhimin e vazhdueshëm të MSHMS-së dhe Shërbimit Social Shtetëror për t’u ardhur në ndihmë dhe mbështetur fëmijët pa kujdes prindëror.

Ministrja apeloi për bashkëpunim në mënyrë që asnjë foshnje apo fëmijë të mos ndjehet i braktisur.

“Shërbimi ynë Social i ka të gjitha kushtet që të mbrojë absolutisht çdo të mitur në Republikën e Shqipërisë dhe t’i ofrojë një rritje të denjë, ashtu si të gjithë moshatarët e tjerë. Për t’ia dalë mbanë, kemi nevojë për solidaritetin dhe bashkëpunimin tuaj. Denonconi çdo rast dhune apo abuzimi, kudo që e verifikoni atë. Edhe në qoftë se nuk ju përket direkt, edhe nëse është fëmija i fqinjit apo një situatë që e shihni në rrugë, le të mos heshtim”, deklaroi Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu apeloi gjithë qytetarëve: “Le të mos bëhemi bashkëpunëtor me heshtje në këto fenomene që s’kanë asgjë të përbashkët me vlerat e jashtëzakonshme të shoqërisë dhe familjes shqiptare”./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img