-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 8:05
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Pensioni mesatar 15 600 lekë, ISSH: skemës iu shtuan 30 mijë individë, shumica burra

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAstrologjiPensioni mesatar 15 600 lekë, ISSH: skemës iu shtuan 30 mijë individë,...

Pensioni mesatar në Shqipëri në vitin 2023 ishte 15 600 lekë. Kjo shumë është sa një e treta e pagës minimale në vend.

Skemës së pensioneve i janë shtuar gjatë vitit 2023, 30 mijë individë, nga të cilët 17 mijë burra dhe 13 mijë gra. Të dhënat e hartuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, tregojnë se nga ana tjetër pensionet e mbyllura ishi 13 700. Pra, duke marrë për bazë edhe jetët e humbura, vitin e kaluar sistemit iu shtuan 16 300 pensione.

Sipas nivelit, pagesa mesatare llogaritet në 15.600 lekë në muaj, apo rreth 1/3 e pagës minimale në shkallë vendi. E ndarë sipas gjinive, rezulton se pensioni mesatar tek burrat është më i lartë, dhe hendeku i përfitimeve midis meshkujve dhe femrave është i lidhur drejtpërdrejt me hendekun e pagave.

Me skemën në fuqi, e cila rrit në mënyrë progresive moshën e daljes në pension dhe vitet e kontributeve, sot meshkujt e lënë tregun e punës kur mbushin 65.2 vjeç, ndërsa femrat 61.7 vjeç.

Ndërkohë, koha mesatare e “gëzimit” të pensionit është 21.1 vite./Euronews.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img