-18.5 C
Sterling Heights
23/01/2026, 21:28
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Kamera në rrugët kryesore pranë shkollave”, Balla: Dyqanet që shesin produkte të skaduara ose jashtë standarteve do të mbyllen

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajme“Kamera në rrugët kryesore pranë shkollave”, Balla: Dyqanet që shesin produkte të...

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, duke folur për paketën e sigurisë në shkolla, paralajmëroi se çdo njësi tregtare që shet produkte të skaduara ose jashtë standartit pranë institucioneve arsimore do të mbyllet. Ai përmendi edhe një projekt për monitorimin e rrugëve pranë shkollave me kamera dhe radarë.

“Synimi është mbyllja e përhershme e çdo njësie tregtare që guxon të shesë materiale, prodhime dhe ushqime që nuk plotësojnë standardet apo janë të skaduara. Kemi një projekt për pajisje me kamera të 19 qyteteve më të mëdha të vendit me fokus të gjitha rrugicat që çojnë fëmijët në shkollë. Dikush mund ta quajë Big Brother të madh por për qeverinë është dimension i rëndësishëm i garantimit të sigurisë që shoqërohet me mirë administrim të forcës policore.

Shumë shpejt do të kemi të mundur 200 km e para të rrugëve të monitoruara me radar, më të frekuentuarat, që të mos kemi postblloqet e policisë. Në këtë aspekt, jemi në rrugën e duhur për të garantuar më shumë siguri. Pjesa tjetër që doja të thosha lidhet me rezultatet e deritanishme të paketës së sigurisë në shkolla. Falë punës së policisë, me agjencitë e tjera, janë mbi 1100 shpërndarës lëndësh narkotike të ndaluar nga policia e shtetit. Nëse guxojnë të përdoren përsëri nga grupet kriminale sa i përket prodhimit, trafikimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.”, tha Balla./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img