Se a është fëmija juaj majtak apo djathtak mund të jetë e përcaktuar që në muajin e tetë të shtatzënisë, kanë konstatuar shkencëtarë
Hulumtuesit e Universitetit Ruhr në Bokum kanë zbuluar që te bebet mund të jetë e caktuar se a janë majtake apo djathtake kur formohet kurrizi.
Kurrizi fillon të formohet në javën e gjashtë të shtatzënisë, ndërkaq në javën e tetë bebja fillon të zhvillojë gishtat dhe shputat, transmeton Telegrafi.

Ekspertët kanë zbuluar me ultrazë që në javën e 13-të të shtatzënisë bebja juaj mund të thitë gishtin e madh të dorës së djathtë apo të dorës së majtë, gjë që mund të zbulojë se a do të jetë majtak apo djathtak.


