“Këto nuk janë ‘plakat’ e prillit”/
Meteorologia Lajda Porja ishte këtë të mërkurë e ftuar në “Good Morning Albanians” ku foli për motin, gjatë kësaj jave.
Ajo tha se pavarësisht se moti është përkeqësuar, kjo periudhë nuk përkon me “plakat”. Sipas saj do duhet bërë një studim për të vërtetuar një lidhje shkencore mes prishjes së motit dhe legjendës së plakave, por shtoi ajo “ nga ana statistikore, “plakat” përkojnë me periudhën e shirave të prillit e të marsit”.
“Po ta marrin nga ana kalendarike, nuk përkojnë me “plakat” kjo periudha tani. Gjyshja po më thoshte në shtëpi se periudha e plakave është nga data 11. Historinë e plakave, unë e kam parë për aq vite sa kam unë eksperiencë, përkon me prishjen e kohës në fund të marsit. Ka sipas legjendës një lidhje nga ana statistikore./lexo.al


