0.5 C
Sterling Heights
27/12/2025, 2:02
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

BE: Rezultati i votimit në veri nuk kontribuon në shtensionim

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetBE: Rezultati i votimit në veri nuk kontribuon në shtensionim

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se është për keqardhje që serbët e Kosovës vendosën të bojkotojnë votimin e të dielës që u organizua për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore të Kosovës.
Stano ka thënë se serbët e Kosovës kanë humbur rastin “që të zgjedhin kryetarët që do t’i përfaqësojnë vërtetë ata”.

Stano ka thënë se Kosova ka mundësuar organizimin e votimit, por vendimi i partive politike që përfaqësojnë serbët e Kosovës në veri që të tërhiqen nga procesi dhe të bëjnë thirrje për bojkotim, ka çuar në një seri të vështirësive. Po ashtu ka thënë se edhe vendimi që të mos lejohet që shkollat në veri të përdoreshin si qendra votimi ka krijuar sfida serioze për Komisionin Qendrore Zgjedhor.

“Kjo po ashtu pengoi qytetarët të kenë informata të sakta për lokacionet e reja të qendrave të votimit”, ka thënë Stano.

“Rezultati nuk kontribuon në shtensionim dhe të hapë rrugën për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, që është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Stano në një përgjigje për KOHËN.

Sa i përket thirrjeve të Qeverisë së Kosovës për largimin e masave, Stano ka thënë se Këshilli do të diskutojë masat bazuar në raportin e Përfaqësuesit të Lartë lidhur me plotësimin e kërkesave të BE-së.

Të dielën u mbaj votimi për shkarkimin e kryetarëve në veri. Në votim morën pjesë mbi 250 qytetarë, kështu që votimi u konsiderua se dështoi.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img