“Këto mbikëqyrje sugjerojnë se aspirina ndikon në rritjen e imunitetit të qelizave që ndodhen në zorrën e trashë”, thuhet në deklaratën e studimit.
Të tjera studime sugjerojnë se aspirina ul për 40 për qind rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, por, megjithatë, shkencëtarët nuk rekomandojnë që të përdoret ky ilaç si parandalim për shkak se si efekt anësor mund të shkaktojë ulcerën e stomakut e gjakrrjedhje të brendshme.
“Ne e dimë që aspirina e zvogëlon rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, por nuk e rekomandojmë për parandalim, sepse përfitimet nga ky ilaç nuk janë po aq të mëdha sa dëmet që mund të shkaktojë”, ka thënë dr. Mona Rezapour, nga Universiteti i Kalifornisë, në Los Angeles(UCLA).
Shkencëtarët janë të tronditur nga rritja e numrit të rasteve me këtë sëmundje, duke ua lënë fajin shumë faktorëve, duke filluar nga antibiotikët, mbipesha, ushqimi i pashëndetshëm, si dhe disa llojeve të organizmave kërpudhorë që zhvillohen përbrenda trupit.


