-0.2 C
Sterling Heights
27/12/2025, 6:06
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët publikë.

Në seancën e sotme, të zgjedhurit e popullit zgjodhën edhe Batisha Ibrahimi anëtare në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP).

Krahas kësaj, deputetët e mazhorancës miratuan rezolutën për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2022.

Ndërkaq, dështuan të miratojnë Projektligjin për provimin e maturës shtetërore, pasi s’pati kuorum në vendimmarrje për shkak se disa deputetë të LVV-së nuk morën pjesë fare në votim.

Kuvendi në seancën e sotme dështoi të miratojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare, pasi deputetët opozitarë lëshuan sallën plenare.

Pas përfundimit të këtyre pikave, kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci mbylli punimet e seancës së sotme plenare.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img