-13.5 C
Sterling Heights
24/01/2026, 17:55
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Gonxhja: Mbi 54 mijë turistë në muzetë kombëtare gjatë këtyre tre muajve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeGonxhja: Mbi 54 mijë turistë në muzetë kombëtare gjatë këtyre tre muajve

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bën të ditur se gjatë tre muajve të parë të këtij viti është shënuar rekord i vizitorëve në muzetë kombëtarë.

Gonxhja deklaron se “54,721 turistë kanë vizituar muzetë kombëtare në periudhën janar-mars 2024 ose 122% më shumë krahasuar me vitin 2023”.

“Hyrja në të gjithë muzetë është falas në të dielën e fundit të muajit”, shpreh ministri Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Sipas INSTAT, vetëm gjatë muajit mars numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar shënoi një rritje prej 47.1 %, duke arritur 564.975.

Ndërsa përgjatë 3-mujorit, Shqipërinë e vizituan 1 535 113 shtetas të huaj ose gati 500 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të 2023-shit./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img