-12.5 C
Sterling Heights
25/01/2026, 6:37
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

BE miraton Planin e Rritjes për Ballkanin: Dy pagesa vjetore, në varësi të kushteve të përmbushura

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeBE miraton Planin e Rritjes për Ballkanin: Dy pagesa vjetore, në varësi...

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, një instrument i ri për të mbështetur reformat e lidhura me BE-në dhe rritjen ekonomike në rajon. Me këtë miratim kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në gazetën zyrtare të BE-së.

Pas kësaj, vendet nga Ballkani Perëndimor do të ftohen t’i paraqesin Komisionit Evropian agjendat e tyre të reformave, duke paraqitur reformat socio-ekonomike dhe themelore që planifikojnë të ndërmarrin në tre vjetët e ardhshëm. Vendet anëtare të BE-së do të kenë fjalën kryesore në miratimin e burimeve financiare. Pagesat do të bëhen dy herë në vit, me kusht që shtetet të përmbushin hapat cilësorë dhe sasiorë të specifikuar në agjendat e tyre të reformave.

Kur parakushtet për mbështetje nuk plotësohen ose nuk plotësohen më, BE-ja mund të vendosë të pezullojë lirimin e fondeve.
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor do të mbulojë periudhën midis vitit 2024 dhe 2027. Plani i Rritjes arrin shumën prej gjashtë miliardë euro për vendet e rajonit. Nga kjo shumë, dy miliardë janë në formë granti, ndërsa katër miliardë euro janë në formë kredie me këste shumë të favorshme./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img