-1.7 C
Sterling Heights
27/12/2025, 21:50
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Historia e Kosovës, projekti i papërfunduar i Institutit të Historisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetHistoria e Kosovës, projekti i papërfunduar i Institutit të Historisë

Projekti për shkrimin e historisë së Kosovës ende nuk ka marrë epilog. Në 2017, Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë nisi projektin për shkrimin e historisë së Kosovës.

Për shkrimin e kësaj historie u angazhuan historianë të shumtë të periudhave përkatëse historike. Ishin ndarë mbi 120 mijë euro, ndërsa dy vëllimet e para ishte planifikuar të dilnin nga shtypi në fund të viti 2022.

Por, deri më sot dy botimet e para të “Historisë së Kosovës” nuk dolën. Historiani Sabit Syla, bartës i këtij projekti, thotë se për arsye objektive ende nuk është realizuar tërësisht projekti, përkatësisht, ende nuk ka dalë nga shtypi, ndonëse vëllimi i parë dhe tretë, janë përfunduar së shkruari dhe janë redaktuar.

Në anën tjetër kolegët e Sylës, historianët shprehen kritik me vonesat dhe qasjen e Institutit të Historisë “Ali Hadri”, rreth realizimit të projektit për shkrimin e historisë së Kosovës. Sipas tyre, realizimi i projektit do të ishte dashur të kryhej dy vite më parë.

Projekti “Historia e Kosovës” parashihet të ketë 4 vëllime, në të cilat do të përfshihet historia e Kosovës që nga antikiteti deri në fund të vitin 2008-të.

Historia e projektit

Historiani Sabit Syla, këshilltar shkencor, edhe ish-drejtori i Institutit të Historisë “Ali Hadri” është shprehur se realizimi i projektit për historinë e Kosovës, ka filluar në 2017, ndërsa janë ndarë rreth 126 mijë euro.

“Sa i përket mjeteve buxhetore, ka kushtuar nëse nuk gaboj diku 126 mijë euro projekti me vlerën më të ulët monetare, po të kemi parasysh ‘Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, hartuar nga Akademia e Shkencave, projektin e Institutit të Historisë në Tiranë, ‘Historia e Shqipërisë’, projektin e Akademisë së Shkencave në Tiranë, ‘Historia e Shqiptarëve’ dhe së fundi edhe projektin e ‘Enciklopedisë Shqiptare’.  Në kuadër të projektit Historia e Kosovës, përveç shkrimit të historisë, janë hulumtuar dhe grumbulluar me mijëra dokumente (nga arkiva të ndryshme botërore) nga anëtarët e projektit, të cilat tashmë i posedon Instituti i Historisë”, ka thënë Syla.

Sipas tij, vonesat për botimin e vëllimeve të Historisë së Kosovës, siç ishte paraparë të botoheshin në fund të 2022, janë objektive, pasi, sipas tij, punët në projekte të tilla ecin ngadalë. “Dua të theksojmë se ndonëse duket kohë paksa e gjatë prej kur ka filluar, megjithatë, bazuar në përvojat e kolegëve nga Shqipëria, projekti ‘Historia e Kosovës’ është në kohë optimale”, ka thënë Syla.

Sipas tij, për dy vëllime tashmë ka mbetur edhe pakë punë, vëllimin e parë dhe vëllimin e tretë.

“Vëllimi i parë është kryer si nga redaksia e redaktori shkencor po ashtu edhe redaktimi gjuhësor. Tashmë është në dorën e recensentëve (duhet kohë për të dhënë mendimin edhe recensentët). Po ashtu vëllimi i tretë, është kryer nga redaksia e redaktori shkencor dhe është duke u redaktuar gjuhësisht. Sapo të kryen punën redaktori gjuhësor vazhdohet me vëllimet tjera”, tha ai.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img