Rama për median greke: Vizita s’është ndërhyrje në zgjedhje, teori konspirative
shqiptarët presin Ramën në Athinë
Mitsotakis: Greqia s’do ta ndalonte kurrë një lider të huaj të takonte bashkëatdhetarët e tij! Koha, jo e duhura
ATHINË- Salla “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë flakërin kuq e zi. Shqiptarët kanë mbushur sallën në pritje të kryeministrit Edi Rama i cili nis sot turin e diasporës. Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron video të ambienteve të brendshme ku mijëra shqiptarë tashmë presin kryeministrin.
Avioni i kryeministrit zbriti në aeroportin e Athinës rreth orës 10:30 ( me orën shqiptare). Në facebook Rama publikoi video nga atmosfera elektrizuese shoqëruar dhe me mesazhin: Po vij!
Kryeministri u prit nga ambasadorja shqiptare, Luela Hajdaraga në aerort. Rama shoqërohet edhe nga bashkëshortja Linda Rama, rreth 100 bashkëpunëtorë të tij ministra e deputetë. 50 gazetarë shqiptarë do të ndjekin vizitën e tij.
Përpos fjalimeve, në stadiumin ‘Galatsi’ do ketë edhe spektakël, pasi për shqiptarët që do të bëhen pjesë e këtij takimi do të performojnë këngëtarët Era Rusi, Ylli Baka e Noizy. Ministrja Elisa Spiropali dhe sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi do të mbajnë fjalime që do të pasohen nga fjala e kryeministrit Rama. Pas takimit, kryesocialisti do të ketë një takim me strukturat e degës së PS në Athinë ku do të shpërndaje dhe kartat për anëtarët më të rinj të kësaj force në emigracion.
Qeveria greke pavarësisht rezervave për mbajtjen e këtij takimi përpara zgjedhjeve europiane të 9 qershorit, ka marre masa për mbarëvajtjen e tij.
Pas Athinës Rama do të jetë në Milano, Londër dhe Duseldorf për t’u takuar me shqiptarët që jetojnë në Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.
Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron kanë mbërritur në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” në Athinë. Report Tv sjell pamje teksa Rama zbret nga avioni, ndërsa shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij Linda Rama.Rama u prit nga ambasadorja shqiptare Luela Hajdaraga.Për vizitën e Ramës janë marrë me masa të rrepta sigurie, me qindra policë që do sigurojnë mbarëvajtjen e takimit të Ramës me emigrantët shqiptarë.
SI.E./Shqiptarja.com










