0.5 C
Sterling Heights
28/12/2025, 5:51
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Nagavci: Të miratohet sa më parë statuti i ri i UP-së, është nevojë emergjente

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetNagavci: Të miratohet sa më parë statuti i ri i UP-së, është...

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavaci, ka kërkuar që të miratohet statuti i ri të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, që të hapet rrugë për ndryshime tejet të rëndësishme në universitete, pasi që sipas saj, kjo është një nevojë emergjente për përmirësimin e performancës së arsimit të lartë.

Në mbledhjen e Komisionit për Arsim, ku u shqyrtua vendimi i Qeverisë për miratimin e Statutit të ri të UP-së, Nagavci ka thënë se statuti sjell një mori vendimesh e reformash që do ndikojë direkt në përmirësimin cilësisë së punës së Universitetit të Prishtinës.

“Ne si ministri e kemi miratuar statutin në shtator të vitit të kaluar në të njëjtin draft sikurse e kanë sjell nga Universiteti dhe të njëjtin e kemi dërguar për votim në Qeveri dhe po ashtu edhe nga ana e Qeverisë është miratuar ashtu si e kanë finalizuar Universiteti i Prishtinës. Jemi shumë të lumtur që ky statut sjell një mori vendimesh e reformash, që do ndikojë direkt në përmirësimin e cilësinë e punës së Universitetit të Prishtinës, dhe besoj pas kësaj jemi duke pritur të filloj një proces i unifikimeve të të gjitha niversiteteve tjera publike se besoj që kjo sjell përmirësimin e cilësisë së punës në arsimin e lartë dhe një performancë më të mirë.

Me aq sa kam njohuri është marr për bazë dhe është shqyrtuar i gjithë legjislacioni që është në fuqi. Ne si ministri, si qeveri, si kuvend, duhet të bëjmë përmirësime të perfomancës në arsimin e lartë, por ju ftoj, ju lus ta miratoni sa më parë këtë statut edhe të hapni rrugë për ndryshime tejet të rëndësishme në universitete,” ka thënë Nagavci.

Ndërsa, Rektori i UP-së, Qerim Qerimi ka shtuar se ka pasur një konsensus të gjerë që statuti ka nevojë të ndryshohet, si rezultat i praktikës operacionale i konkurseve me radhë, problemeve të njëpasnjëshme që ka observuar si institucion.

“Ka pasur një konsensus të gjerë disa raste shumë gjerë që statuti ka nevojë të ndryshohet. Ky si rezultat i praktikës operacionale i konkurseve me radhë, i problemeve të njëpasnjëshme që i kemi observuar si institucion…Ne kemi marrë statutet e atyre universiteteve evropiane që kanë shërbyer në radhë të parë si model për hartimin e statuteve të mëparshme të universitetit dhe ekspertet tanë janë përqendruar kryesisht në identifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve që kanë pësuar statutet e këtyre Universiteteve, në mënyrë që edhe ne të bëjmë përpjeke dhe të përshtatim standardin tonë, që kanë lëvizur qartazi me standardet që kanë pësuar universitetet që në radhë të parë kemi rendërtuar statutet paraprake”, ka shtuar Qerimi.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati në emër të PDK-së ka vijuar se do të jenë kundër ndërrimit të emrit të UP-së i cili i mllefosur tha se do të ishte më mirë që ministri i punëve të brendshme Xhelal Sveçla, të ndërrojë emrin e UP-së në Mitrovicë i cili është ilegal në kuadër të Republikës së Kosovës, e të heq tabelën e saj.

“Ne do të jemi kundër qe të ndërrohet emri i Universitetit Hasan Prishtina. Ai Xhelal Sveçla në vend që të heq disa tabelë në disa fshatra me shkua me e heq tabelën e UP-së të serbëve atje i cili është ilegal në kuadër të RKS…Në emër të PDK-së ne do të jemi kundër ndërrimit të këtij emri pavarësisht që nuk votojmë nëpër komisione për shkak të vendimit që e kemi në këshill drejtues, dhe e dyta do të kishte mundësi shumë më të mira që pushteti të shkoj të ndërroj emrin e UP-së në Mitrovicë dhe me na liruar neve nga kjo barrë e përgjegjësisë”, ka vijuar ai.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img