-9.1 C
Sterling Heights
01/01/2026, 1:09
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kosova ka 1 milion e 586 mijë banorë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKosova ka 1 milion e 586 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës i ka publikuar sot të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë.

Sipas të dhënave të publikuara del se në Kosovë jetojnë 1,586,659 banorë ku prej tyre 795,046 meshkuj dhe 791,614 femra.

Drejtori ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati në konferencën që u mbajt sot deklaroi se regjistrimi ka qenë gjashtë javë, por që ishte shtyrë edhe për një javë, duke shtuar se procesi i regjistrimit ka qenë në mënyrë digjitale, transmeton Telegrafi.

Kastrati po ashtu njoftoi se regjistrimi i diasporës po vazhdon, derisa bëri thirrje për regjistrim.

“Të dhënat paraprake publikohen disa muaj pas regjistrimit të popullsisë, ne jemi shumë shpejt me këto të dhëna. Rezultatet përfundimtare do t’i shpallim në fund të vitit. Numri i popullsisë i regjistruar në Kosovë, ku nuk përfshihet diaspora është 1,586,659 banorë rezidentë”, tha ai.

Qytetarët e komunave veriore të Kosovës e kanë bojkotuar regjistrimin.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img