-12 C
Sterling Heights
01/01/2026, 6:54
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti mirëpriti në takim drejtoreshen e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, flasin për mundësitë e bashkëpunimit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKurti mirëpriti në takim drejtoreshen e re të Zyrës së UNICEF-it në...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim drejtoreshen e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.

Së bashku me mirëseardhje në Kosovë, kryeministri Kurti e uroi Vashchenko për detyrën e re dhe i ofroi bashkëpunim të afërt nga ai dhe ministritë e agjencitë e linjës në fushën e rinisë dhe edukimit, transmeton Telegrafi.

“Diskutuan për programet dhe bashkëpunimet aktuale në edukimin gjithëpërfshirës, edukimin në fëmijërinë e hershme dhe punën praktike në kuadër të programit “Kosovo Generation Unlimited”, por edhe për mundësitë për të bërë edhe më shumë, sidomos në promovimin dhe zhvillimin e vullnetarizmin te të rinjtë”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit, u veçua rëndësia e përpunimit të të dhënave të mbledhura nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, u mirëprit votimi i Ligjit për Rininë që u miratua javën e kaluar në Kuvend dhe u vlerësua përfshirja e rinisë dhe kapitalit njerëzor në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim.

Ky ishte takimi i parë ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Drejtores së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko. Znj. Vashchenko, shtetase e Ukrainës, u emërua në këtë pozitë në qershor të këtij viti. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img