-7 C
Sterling Heights
02/01/2026, 1:49
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ndizet skena e natës së tretë të “Sunny Hill Festivalit”në Kosovë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetNdizet skena e natës së tretë të “Sunny Hill Festivalit”në Kosovë

shumë publik duket të ketë pranë skenës kryesore në natën e tretë të “Sunny Hill Festivalit” ku para disa minutash ka përfunduar performancën artisti Getoar Selimi i njohur për publikun si Ghetto Geasy. Ai ka interpretuar hitet e tij, kryesisht bashkëpunime me të tjerë artistë. “Si ajo”, “Malena”, “S’jena mo” kanë qenë disa prej këngëve që e kanë ndezur publikun që ka kënduar shpesh me të. Fluksi është rritur sapo ka rënë muzgu.

Me kilometra të tëra ka qenë e gjatë kolona e makinave. Më shumë se një orë e gjysmë ka zgjatur udhëtimi i një autobusi të Trafikut Urban nga Stacioni i Trenit kur është nisur e deri në hyrje. Autobusët kanë qenë të stërngarkuar.

Pas tij në skenë është ngjitur Ledri Vula. Ka kënduar “SRMN”. Krejt publiku i është bashkuar në interpretim të refrenit “Sun rrin me neve…”. E ka ndezur atmosferën me “Thirrëm qysh dush”.

Edhe në natën e tretë është ylli botëror, Dua Lipa. Ajo ka nënshkruar disa fanella që ia kanë gjuajtur fansat.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img