-7.1 C
Sterling Heights
02/01/2026, 3:37
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

BQK: Asetet e fondeve pensionale arritën vlerën e 2.94 miliardë euro

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetBQK: Asetet e fondeve pensionale arritën vlerën e 2.94 miliardë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se asetet e fondeve pensionale në fund të muajit qershor 2024 kanë arritur vlerën e 2.94 miliardë euro.

Sipas BQK-së, struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit, që përbëjnë 78.02 % të gjithsej aseteve.

Banka Qendrore e Kosovës njofton se struktura e aseteve të këtyre institucioneve dominohet nga kreditë, të cilat përbëjnë 67.93% të gjithsej aseteve.

“Kreditë bruto të ndërmjetësve tjerë financiar në qershor 2024 arritën vlerën e 396.48 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 6.13 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 59.76% në totalin e kredive të ndërmjetësve tjerë financiar”, thuhet në njoftim të BQK-së.

Sipas BQK-së vlera e kredive të reja të emetuara nga ndërmjetësit tjerë financiar në muajin qershor 2024 ishte 51.60 milionë euro.

BQK njofton se asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit qershor 2024 arritën vlerën e 326.21 milionë eurove, e cila përfaqëson rritje për 7.59 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 44.97%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 28.39% dhe risigurimet me pjesëmarrje 15.48%.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img