-2.7 C
Sterling Heights
21/01/2026, 14:56
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Eduart Grishaj sjell filmin ‘Passaporta’, u bën thirrje shqiptarëve të bëhen protagonist

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeEduart Grishaj sjell filmin ‘Passaporta’, u bën thirrje shqiptarëve të bëhen protagonist

Shkruar nga Pamfleti
Eduart Grishaj sjell filmin ‘Passaporta’, u bën thirrje
Eduart Grishaj po punon për filmin më të ri, i cili në qendër të tij ka një plagë të pashëruar sociale shqiptare, e cila vazhdon të ‘rrjedhë gjak’ edhe sot e kësaj dite, madje herë pas here me intensitet, siç është emigracioni dhe mënyrat aspak të zakonta që janë ndjekur nga bashkëkombasit tanë.

Duke qenë një ‘gjetje’ si temë, bashkëshorti i Arbana Osmanit ka bërë thirrje për të gjithë ata që kanë kaluar përmes vuajtjeve të emigrimit dhe telasheve që sjell ai, me qëllimin për të patur një jetë më të mirë: “Në vazhdën e punës për filmin më të ri me titullin ‘Passaporta’, i frymëzuar nga historitë tona të emigracionit ndër vite. Pjesë e këtij filmi mund të jeni edhe ju, duke rrëfyer historinë tuaj. Bëse dhe ti ke shkuar deri në Meksikë për të kaluar kufirin, që të arrini në Amerikë, ose nga Meksika ke provuar të shkosh në Kanada në mënyrë klandestine, duke u rropatur në aeroportet me pasaporta të ndryshme e duke u përballur me rrezikun në çdo moment. Ose ti që je nisur me gomone drejt Anglisë, duke vënë jetën në rrezik në kanalet e Francës, ose me kamionë. Për ty prind që fatkeqësisht ke humbur fëmijën ose të afërmin në kohët e trishta kur të rinjtë niseshin drejt Italisë me gomone duke kaluar një kalvar vuajtjesh. Qëllimi i këtyre rrëfimever do jenë si shembuj për gjithë ata të rinjtë që mendojnë Akoma sot e kësaj dite që të marrin iniciativa të tilla. Ne do përzgjedhim historitë tuaja reale për të qenë pjesë e këtij filmi. Nëse dhe ti ke një histori të tillë, na kontakto! Do jeni dhe ju protagonist i filmit ‘Passaporta’, i cili do vijë shumë shpejt në kinema.”, përfundon regjisori.

Video disa sekondëshe është shoqëruar edhe me postimin: “Jemi duke kërkuar historitë tuaja reale për të qënë pjesë e filmit “Pasaporta” që do të dalë së shpejti në kinema. @the_passport_movie shkruaj shkurtimisht historinë tënde”, ku ndjekës të shumtë janë përgjigjur se janë të gatshëm për të qenë pjesë e këtij prodhimi.

Edi nuk ka thënë asgjë për mënyrën e pagesës, duke patur parasysh që të paktën nga filmi ‘Sofia’ ka marrë jo pak fitim. Nuk dihet nëse protagonistët e ‘Passaporta’, të cilët ai i fton të marrin pjesë do të paguhen, apo do të shpërblehen në një farë forme, pasi filmi të marrë fitimet. /Pamfleti

View this post on Instagram

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img