Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ka thënë se veprimet e fundit të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, rrezikojnë mundësitë të cilat i ka krijuar vendi me ndihmën e ShBA-së.
Në një konferencë të sotme me gazetarë, Miller u pyet nga një gazetare serbe nëse do të ketë veprime ndaj kryeministrit Albin Kurti për, siç u shpreh ajo, “shkelje të vijave të kuqe”.
“Nuk do të spekuloj për veprime në të ardhmen. Mund të them se jemi të shqetësuar me vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara nga lidershipi i Kosovës. Ne besojmë se ato i rrezikojnë mundësitë të cilat e ndihmuam Kosovën që t’i krijojë”, tha ndër të tjera Miller, raporton Klankosova.tv.


