-11.9 C
Sterling Heights
21/01/2026, 2:08
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Veprimtaria letrare e Ismail Kadaresë/ Rama: Do ruhet në një pavion të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeVeprimtaria letrare e Ismail Kadaresë/ Rama: Do ruhet në një pavion të...

Fondi i veprimtarisë letrare të shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare do të ruhet në një pavion të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, ka njoftuar kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social Facebook, krei i qeverisë ka ndarë pamjet, ndërsa shkruan se familjarët e Kadaresë kanë dorëzuar për ruajtje, administrim, restaurim dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij letrar.

“Fondi i vyer i veprimtarisë letrare të shkrimtarit të madh Ismail Kadare do të ruhet në një pavion të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Familjarët e shkrimtarit të madh kanë dorëzuar për ruajtje, administrim, restaurim dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij letrar përfshirë dorëshkrime, skicë idesh, dorëshkrime të veprave të pabotuara si dhe drafte fillestare të punimeve të tij”, shkruan Rama./lexo.al

https://www.facebook.com/share/v/kLR1uhnpZWV7RuNw/?mibextid=oFDknk

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img