-1.7 C
Sterling Heights
06/12/2025, 10:15
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Osmani takohet me Blinkenin, e falënderon për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetOsmani takohet me Blinkenin, e falënderon për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

E para e vendit ka thënë se Blinken është përkrahës i palëkundur i Kosovës.

Derisa, ajo ka thënë se në pritjen e liderëve në New York nga presidenti Joe Biden, ka falënderuar për mbështetjen e palëkundur të ShBA-së.

“Gjithmonë është mirë të takohesh me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës. Në pritjen liderëve në Nju Jork nga presidenti Joe Biden, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së”, ka shkruar Osmani në platformën “X”

Ndryshe, presidentja po qëndron në New York ku ka marrë pjesë në samitin e radhës për Ukrainën.

Ajo atje ka zhvilluar edhe disa takime me homologë dhe zyrtarë të organizatave të ndryshme.

Osmani është takuar edhe me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img