-4.9 C
Sterling Heights
05/12/2025, 13:36
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Durmishi: Vendimi i Qeverisë po jep rezultate, janë ulur çmimet e produkteve ushqimore

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetDurmishi: Vendimi i Qeverisë po jep rezultate, janë ulur çmimet e produkteve...

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi sot ka deklaruar se “shporta e vjeshtës ka efekt, çmimet e produkteve ulen pesë deri në dhjetë për qind”.

Masa skadon në fund të këtij muaji dhe nëse do të ketë rritje drastike të çmimeve, siç theksoi Durmishi, do të merren masa më rigoroze.

Ai përkujtoi se sipas shportës sindikale, çmimet e ushqimeve dhe pijeve në muajin tetor janë më të ulëta për më shumë se 900 denarë.

“Muajin e ardhshëm presim një ulje tjetër të çmimeve sepse është në fuqi Ligji për praktikat e padrejta tregtare. Nëse shohim që tregtarët po rrisin çmimet, do të marrim masa më të rrepta”, tha Ministri.

Durmishi thotë se me shportën e vjeshtës ka edhe produkte që nuk ulen fare ose shumë pak, si buka, qumështi, vajrat ushqimorë, por ka pasur edhe produkte që u ulën me mbi 10 për qind çmimet, si mishi, perimet, produkte të qumështit dhe të tjera./Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img