-10.2 C
Sterling Heights
18/01/2026, 7:29
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Nuk miraton lidhjen me Kristin! Sabiani me “dorë të hekurt”, merr vendimin drastik ndaj Keisit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizNuk miraton lidhjen me Kristin! Sabiani me “dorë të hekurt”, merr vendimin...

Drama ‘Keisi-Kristi-Zaza’ po bën bujë të madhe jashtë shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Zbulimi i Zazës

dhe mesazhet që vërtetojnë lidhjen e tyre, kanë shkaktuar shumë debate, pasi Kristi brenda shtëpisë ka nisur njohjen me Keisin, vajzën e Sabianit.

Ky i fundit, duke mos iu dhënë mundësia që të takohet me vajzën për t’i bërë të ditur se është kundër lidhjes me Kristin, reagon vetëm në rrjetet sociale (tani për tani, mbase produksioni do bëjë mirësi duke e lejuar që ta takojë Keisin të martën).

Duke qënë në presion e duke mos miratuar lidhjen, Sabiani ka marrë një vendim ndaj vajzës së saj. Ai e ka hequr nga Instagrami, madje ka fshirë dhe fotot që kishte vetëm me Keisin (Edhe foton e këtij artikulli).

Qëndrimi i Sabianit vjen në një moment kur lidhja e Keisit dhe e Kristit po rritet dita ditës brenda shtëpisë.

Dy ditë më parë, Sabiani ndau fotografin e postuar nga e dashura e Kristit, duke e demaskuar, e duke e komentuar se Kristi po e shfrytëzon naivitetin e Kejsit për lojë.

Gjatë spektaklit të kaluar të “Big Brother VIP” është sjellë në diskutim historia e dashurisë që Kristi ka lënë jashtë, ndërkohë që ka nisur një romancë me Keisin. Ai mohoi të ishte ende i lidhur por shtoi se është e komplikuar, duke lënë njerëzit me shumë pikëpyetje. Keisi, është shprehur gjatë qëndrimit në shtëpi se është shumë e shqetësuar për reagimin e të atit, këngëtarit Sabiani i cili ka qenë një vit më parë i ulur në të njëjtin kolltuk si banor i ‘Big Brother VIP’./iconstyle

 

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img