Në një vizitë të papritur, Papa Leoni XIV ka zgjedhur të ndalet në Shenjtëroren e Nënës së Këshillit të Mirë në Gjenacan, një vend i shenjtë që ka një lidhje të veçantë me shqiptarët. Ky vend, i njohur për figurën e Zojës së Shkodrës, është një simbol i besimit dhe trashëgimisë shpirtërore për shumë shqiptarë katolikë, të cilët e nderojnë këtë shenjtërore si një vend pelegrinazhi dhe lutjeje.
Shenjtërorja e Nënës së Këshillit të Mirë në Gjenacan ka një histori të thellë dhe të lidhur ngushtë me shqiptarët. Sipas traditës, figura e Zojës së Shkodrës u largua mrekullisht nga Shqipëria në vitin 1467, në një kohë kur vendi po përballej me pushtimin osman. Ajo mbërriti në Gjenacan, pranë Romës, ku u prit me devocion nga besimtarët dhe u vendos në një kishë të ndërtuar nga Augustinianët, të cilët e ruajnë dhe e nderojnë këtë vend të shenjtë deri në ditët e sotme. Për shekuj me radhë, Shenjtërorja ka qenë një destinacion pelegrinazhi për shqiptarët dhe besimtarët nga e gjithë bota, duke simbolizuar jo vetëm besimin, por edhe lidhjen shpirtërore mes Shqipërisë dhe Vatikanit.
Papa Leoni XIV mbërriti në Gjenacan pasdite, duke u përshëndetur nga një turmë e mbledhur në shesh, e cila e priti me entuziazëm dhe respekt. Ai u ndal për t’u lutur para figurës së Virgjërës Mari, duke rikujtuar rëndësinë e besimit dhe përkushtimit shpirtëror.
Pas përfundimit të lutjes, Papa Leoni XIV iu drejtua besimtarëve brenda dhe jashtë Shenjtërores, duke shprehur dëshirën për të nisur misionin e tij si Pasardhës i Shën Pjetrit pikërisht në këtë vend me rëndësi të veçantë për shqiptarët.
Ai rikujtoi vizitën e tij të mëparshme si epror i përgjithshëm i urdhrit të Shën Augustinit, duke ritheksuar përkushtimin e tij ndaj Zojës së Këshillit të Mirë, të cilën e cilësoi si shoqe udhe, dritë dhe urtësi. Me një mesazh të fuqishëm besimi dhe udhëzimi, ai solli fjalët e Virgjërës Mari nga Ungjilli i Gjonit në Dasmën e Kanës, duke theksuar: “Bëni gjithçka që t’ju thotë!”, një thirrje për devocion dhe besim të palëkundur.
Në fjalën e tij, Papa theksoi se kjo vizitë nut ishte rastësore, por një zgjedhje e vetëdijshme për të nderuar një vend që ka një histori të thellë dhe një lidhje të veçantë me shqiptarët.
Shenjtërorja e Nënës së Këshillit të Mirë është një vend i shenjtë që ruan figurën e Zojës së ardhur nga Shkodra, e cila, sipas traditës, u largua nga Shqipëria për të shpëtuar nga pushtimi osman dhe u strehua në Itali. Augustinianët i ndërtuan një kishë ku çdo vit shtegtojnë shqiptarë nga e gjithë bota për të nderuar këtë figurë të shenjtë.



Vizita e Papës Leoni XIV në këtë shenjtërore është një mesazh i fuqishëm për shqiptarët, duke rikujtuar lidhjen e fortë mes Vatikanit dhe komunitetit katolik shqiptar. Ky akt simbolik jo vetëm që nderon historinë dhe besimin e shqiptarëve, por edhe forcon frymën e bashkimit dhe respektit për trashëgiminë shpirtërore.
Papa Leoni XIV e kishte vizituar për herë të fundit Gjenacanin si kardinal, më 25 prill 2024, për festën e “Ardhjes” së Zojës. Në homelinë e tij të atëhershme, ai theksoi përkushtimin ndaj Marisë dhe bëri thirrje për paqe e pajtim në botë.
Foto nga Google Images


