Washington — 4 mars 2026 — Shtetet e Bashkuara kanë fundosur një anije luftarake iraniane në ujëra ndërkombëtare, njoftoi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, teksa fushata ushtarake e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit po intensifikohet.
Një nendetese e Marinës amerikane gjuajti një silurë dhe fundos një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, afër bregut të Sri Lankës. Sipas zyrtarëve amerikanë, anija shpresonte të ishte e sigurt në ujëra ndërkombëtare, por u godit nga një torpedo e lëshuar nga submari i SHBA-së. Kjo është goditja e parë e konfirmuar nga një submarine amerikane ndaj një anijeje armike që nga Lufta e Dytë Botërore, tha Hegseth.
Autoritetet e Sri Lankës njoftuan se kanë shpëtuar disa anëtarë të ekuipazhit, ndërkohë që të tjerë kanë humbur jetën apo konsiderohen të zhdukur. Shifrat e sakta të viktimave ende po verifikohen nga burimet zyrtare.
Ky sulm bëhet ndërsa SHBA dhe Izraeli intensifikojnë bombardimet ndaj forcave dhe strukturave të sigurisë iraniane, duke e çuar konfliktin në një nivel më të gjerë ushtarak. Iranit i është dashur të përballet me sulme ajrore dhe sulme detare, duke nxitur përgjigje të ashpra dhe kërcënime për shkatërrim të infrastrukturës ushtarake dhe ekonomike në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë që SHBA flet për arritje strategjike, situata ka shqetësuar komunitetin ndërkombëtar, duke ngritur pyetje lidhur me ligjin ndërkombëtar dhe rrezikun e një përshkallëzimi të konfliktit që shtrihet përtej kufijve të Lindjes së Mesme. Zyrtarë në Sri Lanka thanë se veprimet e tyre ishin humanitare, duke ndihmuar në shpëtimin e personave që ishin në det kur ndodhi sulmi.
Foto nga Google Images
Artikulli pregatitur nga ACTVUSA


