Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) sërish kanë paralajmëruar se nga 1 prilli mund të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.
Kryesuesi i ZRrE-së, Ymer Fejzullahu ka thënë për KosovaPress se vendimi për tarifat e reja merret deri në fund të marsit, tek pas komenteve nga Qeveria, Zyra e Presidencës dhe institucionet tjera relevante.
Por, sipas tij, në rast se ka komente të arsyeshme që e kundërshtojnë atëherë nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë.
“Drafti për rritje është rreth 14 për qind, propozimi i stafit, mirëpo ende nuk është bërë vendim. Por, pritet që brenda këtij muaji me u shndërrua në vendim. Kështu që propozimi nga ana e stafit është rreth 14 për qind…
Ky propozim për shtrenjtim sipas kryesuesit Fejzullahu, ka ardhur për arsye se ende çmimet e importit për energji mbesin të larta.
Ai ka treguar edhe kërkesën e kompanisë KESCO, me ç’rast, ka thënë se propozimi i tyre për shtrenjtim të tarifave të energjisë ka qenë rreth 50 për qind.
Për paralajmërimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike ka reaguar ditë më parë edhe KMDLNJ/telegrafi


