28 C
Sterling Heights
13/08/2026, 18:10
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

John James zgjedh Jay DeBoyer si kandidat për zëvendësguvernator të Michiganit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetJohn James zgjedh Jay DeBoyer si kandidat për zëvendësguvernator të Michiganit

Kandidati republikan për guvernator të Michiganit, John James, ka zgjedhur deputetin shtetëror Jay DeBoyer, nga Clay Township, si bashkëgaruesin e tij për postin e zëvendësguvernatorit në zgjedhjet e nëntorit.

DeBoyer, republikan dhe përfaqësues i distriktit të 63-të, është në mandatin e tij të dytë në Dhomën e Përfaqësuesve të Michiganit. Ai ka drejtuar një biznes të vogël dhe më parë ka shërbyer si nëpunës i St. Clair County dhe në drejtimin lokal të Clay Township.

James tha se përvoja e DeBoyer në biznes, qeverisjen lokale dhe administrimin e zgjedhjeve ishte ndër arsyet kryesore të zgjedhjes së tij.

John James dhe Jay DeBoyer do të përballen në zgjedhjet e nëntorit 2026 me kandidaten demokrate për guvernatore të Michiganit, Jocelyn Benson, aktualisht Sekretare e Shtetit të Michiganit. Ajo fitoi nominimin demokrat ndaj sherifit të Genesee County, Chris Swanson. Jocelyn Benson nuk ka zgjedhur akoma nje bashkegarues  për zëvendësguvernator.

Gara pritet të jetë një nga përballjet kryesore politike në Michigan, me republikanët që synojnë të marrin kontrollin e postit të guvernatorit pas dy mandatesh të demokratëve nën Gretchen Whitmer.

Foto nga Getty Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img