19.3 C
Sterling Heights
17/09/2026, 18:26
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

SAUATT Albania merr pjesë në aktivitetin e nivelit të lartë “Kërkesat e dialogut social sipas Acquis communitaire të BE”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaSAUATT Albania merr pjesë në aktivitetin e nivelit të lartë “Kërkesat e...

Presidenti i SAUATT Albania,  zoti Bilbil Kasmi dhe Z.Sali Metani morën pjesë në aktivitetin e nivelit të lartë “Kërkesat e dialogut social sipas Acquis communitaire të Bashkimit Evropian dhe negociatave të anëtarësimit në BE, më datë 10-11 Shtator 2026, organizuar nga Ministria Federale e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë e Austrisë, Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe Qeveria suedeze.

Në tryezën trepalëshe morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Diskutimet u përqëndruan në kapitullin e 19-Politikat sociale dhe Punësimi, dialogu social, partneriteti ndërmjet palëve dhe përfaqësimi i sindikatave në përputhje me standartet europiane.

Gjatë diskutimeve pjesëmarrësit theksuan nevojën e forcimit të dialogut social në Shqipëri, funksionimin efektiv të Këshillit Kombëtar të Punës dhe përfshirjen reale të sindikatave në hartimin e politikave sociale, transparencën, në ndikimin e tyre në marrëdhëniet me punëmarrësit.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img