14.7 C
Sterling Heights
18/09/2026, 11:00
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

BSPSH dhe Solidarity Center organizuan seminarin me temë “Siguria dhe Shëndeti në Punë në Portet në Shqipëri”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaBSPSH dhe Solidarity Center organizuan seminarin me temë “Siguria dhe Shëndeti në...

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqiperisë në bashkëpunim me Solidarity Center organizuan seminarin me temë “Siguria dhe Shëndeti në Punë në Portet në Shqipëri”. Ky seminar u organizua për përmirësimin e kushteve dhe shëndetit në punë me fokus të veçantë punëtorët e kontenierëve të porteve. Gjatë fjalës së tij, Presidenti i BSPSH Z. Gëzim Kalaja theksoi rëndësinë e sigurisë dhe  shëndetit në punë, jo vetëm si një e drejtë themelore e të drejtave të njeriut, por edhe si një detyrim ligjor për garantimin e jetës së çdo punëtori. Nga ana e tij, zoti Brandon Muhedini përfaqësues nga Solidarity Center shprehu angazhimin e mëtejshëm të Qendrës për sektorë të  ndryshëm, trajnime që do vazhdojnë për  permiresimin e dhe ndërgjegjësimin e kushteve të punës. Seminari vazhdoi punimet me Referimin e Ekspertes, Znj. Frosina Gjino , e cila bëri një analizë të thellë legjislative rër kushtet e punës në sektorin e kontenierëve.

Në këtë seminar të rëndësishëm mori pjesë dhe Sindikata e Detarëve të Turqisë – Türk Deniz-İş  përfaqësuar nga Presidenti z. Irfan Mete , si dhe znj. Dilara Kurnaz. U nënshkrua dhe marrëveshja e bashkëpunimit midis Presidentit të BSPSH z.Gëzim Kalaja  dhe Presidentit të TDS të Turqisë z.Irfan Mete. Morën pjesë në takim , znj. Arjola Alika Zv- Presidente e BSPSH e cila moderoi dhe seminarin, znj. Eni Bushi,. Z. Jonuz Xhetani – Zv. President i SPMSH, z. Julian Kazazi – Presidenti I SPAMK , z.Rrem Dajti – Kryetar për Minerat e Tiranës,  si dhe 20 përfaqësues nga Portet , anëtarë të Sindikatës.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img