
U nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural(MBZHR) dhe Sindikata Autonome e Ushqimit, Agrikulturës, Tregtisë dhe Turizmit (SAUATT).

Nisur nga vullneti për bashkëpunim institucional brenda fushës së përgjegjësisë të kompetencave ligjore të seciles palë ranë dakord të mbështesin forcimin e dialogun social në sektorët bujqësorë, zhvillimin rural, ushqimor, sigurinë në punë dhe punës sezonale në këto fusha. Të dyja Palët vlerësojnë rolin e organizatave sindikale në promovimin e kushteve të sigurta e dinjitoze të punës.

Memorandumi nuk parashikon detyrime kontraktuale dhe financiare nga Palët nënshkruese. Për MBZHR-ne Memorandumi u nënshkrua nga Z. Fatmir Guri dhe SAUATT nga Presidenti Z.Bilbil Kasmi


