7.8 C
Sterling Heights
16/11/2026, 19:07
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

TRUMP NIS UDHËTIMIN DIPLOMATIK DREJT AZISË, ME NËN VËMENDJE SAMITET NDËRKOMBËTARE NË FILIPINE DHE KINË

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetTRUMP NIS UDHËTIMIN DIPLOMATIK DREJT AZISË, ME NËN VËMENDJE SAMITET NDËRKOMBËTARE NË...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është nisur të hënën, më 16 Nëntor 2026, nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim diplomatik disa ditor në Azi, ku do të marrë pjesë në takime të rëndësishme me liderë botërorë, me fokus sigurinë ndërkombëtare, marrëdhëniet tregtare dhe çështjet gjeopolitike.

Sipas programit zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, udhëtimi i presidentit nis me një ndalesë në Anchorage të Alaskës, përpara se të vazhdojë drejt Manilës, në Filipine, ku Trump pritet të mbërrijë të martën, më 17 Nëntor.

Në Filipine, presidenti amerikan do të marrë pjesë në takimet e lidhura me Samitin e 49-të të ASEAN-it, organizatës që bashkon vendet e Azisë Juglindore. Në axhendën e tij përfshihen një takim me liderët e vendeve të QUAD-it, Shtetet e Bashkuara, Japonia, India dhe Australia, si dhe Samiti i Posaçëm SHBA–ASEAN.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm i vizitës do të jetë nënshkrimi i një marrëveshjeje tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Tajlandës. Trump pritet gjithashtu të zhvillojë një takim dypalësh me Presidentin e Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., në Pallatin Presidencial Malacañang.

Nga Manila drejt Kinës, për një takim historik

Pas përfundimit të angazhimeve në Filipine, Trump do të udhëtojë drejt Shenzhenit të Kinës, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të APEC-ut, forumi i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.

Vëmendja më e madhe ndërkombëtare pritet të përqendrohet te takimi trepalësh mes Donald Trump, Presidentit kinez Xi Jinping dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Ky takim, do të jetë i pari i këtij formati mes tre liderëve.

Sipas zyrtarëve amerikanë, një nga temat kryesore do të jetë çështja e arsenaleve bërthamore dhe mundësitë për çarmatimin bërthamor. Trump ka deklaruar gjithashtu se dëshiron të diskutojë luftën në Ukrainë me dy liderët, ndërsa çështja e Iranit pritet të jetë gjithashtu pjesë e bisedimeve.

Udhëtimi i presidentit amerikan vjen në një periudhë me zhvillime të ndërlikuara ndërkombëtare, ku siguria në Indo-Paqësor, lufta në Ukrainë, konflikti me Iranin dhe konkurrenca ekonomike mes fuqive të mëdha mbeten në qendër të diplomacisë globale.

Përtej takimeve ekonomike dhe rajonale, vëmendja e botës do të jetë te bisedimet në Kinë, ku për herë të parë Presidenti amerikan do të ulet në të njëjtën tryezë me liderët e Kinës dhe Rusisë.

Një udhëtim që përfshin disa nga qendrat më të rëndësishme të vendimmarrjes globale dhe që mund të sjellë zhvillime me ndikim për marrëdhëniet ndërkombëtare në ditët dhe muajt në vijim.

Foto nga Google Images

Artikulli përgatitur nga ACTVUSA

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img