-8.9 C
Sterling Heights
19/01/2026, 3:40
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Sërish hyrje të reja në “BBV?” Emri i aktorit që po përflitet si banori më i ri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizSërish hyrje të reja në “BBV?” Emri i aktorit që po përflitet...

Disa ditë më parë, moderatorja e “Big Brother Vip”, Arbana Osmani, lajmëroi banorët dhe pubilkun se “Big Brother duket sikur po nis nga fillimi”.

Me hyrjen e gjashtë banorëve të rinj, është ende e paqartë nëse do të ketë ende hyrje të reja në shtëpi. Megjithatë aludimet në rrjet nuk mungojnë dhe emri i fundit që përflitet është ai i aktorit të humorit, Rezart Veleshnja.

Në fakt ka qenë vetë aktori ai që ka nxitur dyshimet se mund të jetë pjesë e formatit. Rezi ka postuar një foto me regjisorin e BBVA, Eduart Grishaj, duke shkruar krah saj: “Si mendoni a të futem në Big Brother?”

Nuk dihet nëse është thjesht një ngacmim i aktorit apo ai realisht po mendon të bëhet pjesë e formatit.

Vlen të theksohet së të dielën nis sezoni i ri i “Portokalli” pjesë e të cilës Rezi është prej shumë vitesh. Nëse i bashkohet reality-showt kjo do bënte që të shkëputej nga emisioni i humorit përkohësisht.

“Big Brother VIP” sapo i janë bashkuar 6 banorë: Elvis Pupa, Qetsor Ferunaj, Fotinia, Jori Delli dhe Antoneta Koçi./iconstyle 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img