-5.8 C
Sterling Heights
31/12/2025, 11:19
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Filloi mbledhja e Këshillit Ekonomik-Social në Qeveri, pritet vendimi për pagën minimale

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetFilloi mbledhja e Këshillit Ekonomik-Social në Qeveri, pritet vendimi për pagën minimale

Në Qeveri sot pasdite mbahet mbledhje e Këshillit Ekonomik-Social në të cilën do të duhet të merret vendim për vlerën e pagës minimale.

Sindikatat vlerësojnë se duhet të ketë më shpesh harmonizim të pagës minimale, e jo njëherë në vit dhe paga minimale ta ndjekë inflacionin. Sindikatat kërkojnë edhe harmonizim të pagave të tjerave me rritjen e pagës minimale.

Pritet që paga minimale prej 18.000 denarë të rritet në rreth 20.000 denarë.

Harmonizimi i pagës minimale bëhet një herë në vit, në mars. Me ndryshimet e Ligjit për pagën minimale, u vendosën kriteriume të reja sipas të cilave paga minimale harmonizohet me 50 për qind të shpenzimeve për jetë dhe 50 për qind me rritjen e pagës mesatare. 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img