Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Sipas njoftimit të Presidencës në takim është biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë.
“U diskutua edhe për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet tutje në njoftimin e Presidencës.
Ndryshe Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Fokusi i bisedimeve pritet të jetë rruga drejt zbatimit të së ashtuquajturës, Marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilën dy shtetet kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel, sipas kryediplomatit evropian, Josep Borell.
Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale./Telegrafi/


