-3.5 C
Sterling Heights
05/12/2025, 21:19
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Donjeta Sadiku mbetet jashtë Botërorit të boksit – nuk lejon nënshtrimin e Kosovës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaDonjeta Sadiku mbetet jashtë Botërorit të boksit – nuk lejon nënshtrimin e...

Medalistja e bronztë e botës dhe Evropës, Donjeta Sadiku, përfundimisht nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që nis sot në New Delhi të Indisë.

Përkundër se Ministria e Jashtme e Indisë, dha të hënën ‘dritën e gjelbërt’ për marrjen e vizës për ekipin tonë, disa orë më vonë Federatës së Boksit të Kosovës, iu kushtëzua pjesëmarrja e Donjetës.

Organizatori i Kampionatit bëri me dije se pjesëmarrja e boksieres tonë mund të bëhet vetëm me dy kushtet e vëna: Flamuri i Kosovës dhe himni shtetëror nuk do të përdoren në ndonjërën nga ceremonitë gjatë kampionatit botëror, si dhe pjesëmarrësit e Kosovës nuk do të lejohen të bartin flamurin e tyre, qoftë edhe në veshjet e tyre në formë të printuar.

Kjo është hera e tretë që Sadikut i mohohet pjesëmarrja në Kampionatet Botërore në Indi dhe njëherit mundësia për të fituar një tjetër medalje botërore.

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img