-3.5 C
Sterling Heights
05/12/2025, 22:22
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Osmani: Kosova shkon në Ohër me shpresë për rezultate pozitive

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaOsmani: Kosova shkon në Ohër me shpresë për rezultate pozitive

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova shkon në Ohër me shpresë për rezultate pozitive.

Ajo në konferencë për media, pas takimit me emisarin e ShBA-së, Gabriel Escobar, tha se duhet të arrihet një marrëveshje e drejtë dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë, ku trajtohen si dy shtete të barabarta.

Megjithatë, ajo tha se Serbia nuk duhet të bëjë obstrukcione.

Emisari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escboar, është shprehur optimist për një zgjidhje pozitive për takimin e nesërm në Ohër.

Pas takimit me presidenten Osmani, emisari Escobar tha se qëllim i ShBA-së është të krijojë paqe mes dy vendeve dhe në rajon përgjithësi.

Escobar gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet edhe me kryeministrin Kurti.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img