Pas ushqimit të skuqur, pothuajse të gjithë e zhysim tiganin me yndyrë në ujë të nxehtë
Pas disa minutash e lajmë me ujë të ngrohtë, por ekspertët thonë se kjo është e gabuar.
Kombinimi i ujit të nxehtë dhe yndyrës mund të shkatërrojë tubat shkarkues të kuzhinës suaj.
Më së miri do të ishte mblidhni yndyrë sa më shumë që të jetë e mundur dhe ta hidhni në koshin e plehrave para se ta vendosni tiganin në lavaman.
Nuk do të mund të hiqni të gjitha mbetjet e yndyrshme përpara se ta vendosni tiganin nën vrushkull uji. Nëse nuk keni arritur të hiqni mjaftueshëm yndyrën, fillimisht shpëlajeni tiganin me ujë të ftohtë, transmeton Telegrafi.


