Bruksizmi i gjumit është kërcitja e dhëmbëve që ndodh gjatë gjumit dhe karakterizohet nga lëvizja e muskujve përtypës përgjegjës për përtypjen.
Shpesh është shumë e vështirë për njerëzit të jenë të vetëdijshëm se po kërcasin dhëmbët gjatë gjumit, gjë që e bën diagnozën të vështirë.
Një person në gjumë, nuk mund ta perceptojë forcën e kafshimit të tij, kështu që ai mund të shtrëngojë më fort dhe të kërcëjë dhëmbët, duke përdorur deri në 250 paund forcë.
Bruksizmi i gjumit është më i zakonshëm tek fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë sesa të rriturit e moshës së mesme dhe të moshuar. Shifrat e sakta se sa njerëz kanë bruksizëm në gjumë janë të vështira për t’u gjetur, sepse shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm që kërcasin dhëmbët gjatë natës.
Shumica e bruksizmit të gjumit ndodh në fillim të ciklit të gjumit, gjatë fazave 1 dhe 2 të gjumit jo-REM. Një përqindje e vogël e episodeve mund të lindin gjatë gjumit REM.
Disa studime tregojnë se diku te rreth 6-50% të fëmijëve mund të vuajnë nga bruksizmi.
Foto nga Los Angeles Childrens Dentist, Google.


