-10.7 C
Sterling Heights
15/01/2026, 22:55
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

A është në lidhje me Megi Pojanin? Reagon për herë të parë futbollisti Endri Çekiçi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizA është në lidhje me Megi Pojanin? Reagon për herë të parë...

Prej muajsh tashmë, Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekici përfliten se janë në një romancë së bashku. Kjo pasi në rrjetet sociale dyshja publikuan para disa kohësh foto ku dukej se kishin fluturuar së bashku drejt ishujve të Afrikës Lindore.

Në fakt, rrjetet sociale nuk kanë qenë aleati më i mirë i Megi për lidhjen me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, pasi e kanë ‘tradhtuar’ shpesh. Ajo ka udhëtuar shpesh në Turqi ku Endrit jeton për shkak se është futbollist në një prej ekipeve turke, Konyaspor. Dhe të dy kanë postuar foto nga i njëjti ashensor. Sakaq, Megi është fotografuar edhe në një ndeshje të Çekiçit, ku ky i fundit shkoi i dhuroi një puthje.

Gjithsesi, asnjëri prej tyre nuk është prononcuar për lidhjen. Në një intervistë të fundir në “S’e kam me ty” futbollisti u ngacmua edhe për thashethemet lidhur me romancën e tyre duke u shprehur se statusi i tij është “complicated”, pra jo edhe aq i thjeshtë sa mund të mendohet.

Ndërkohë i pyetur nëse golat e tij ja dedikon “mamit me M”, Endri u përgjigj me “Po”, pasi në fakt edhe mamasë së tij emri i fillon me këtë shkronjë./sot.com

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img