Një studim i ri ka zbuluar se fëmijët e parë të lindur priren të jenë më inteligjentë sesa vëllezërit e motrat e tyre, ndoshta për shkak se ata marrin vëmendje shtesë prindërore në fillim të jetës në krahasim me vëllezërit e motrat.
Në momentin që prindërit kanë fëmijën e tyre të parë, ata kalojnë më shumë kohë me ta. Duke qënë se prindërit kanë vetëm një fëmijë për t’u kujdesur në jetën e tyre , ata automatikisht investojnë më shumë energji , kohë dhe përpjekje për ti rritur ata dhe shpenzuar më shumë kohë.
Duke qënë se koha është e shumtë prindërit mund të kenë më shumë kohë për t’i mësuar fëmijës lexim, shkrim dhe gjëra të tjera edukative dhe arsimore. Besohet se vëmendja e shumtë që ata i kushtojnë fëmijës së tyre të parë mund të ndikojë në IQ-në e tyre.
Sipas disa studimeve studiuesit përcaktuan se fëmijët e lindur të parët kishin mesatarisht një IQ prej 1.5 pikë më të lartë se fëmijët e lindur të dytët. Pra, të qenit fëmija më i madh duket se ka një ndikim shumë të vogël me inteligjencën. Por që perkujdesja mund të ndikojë te edukimi i tyre i njëjtë.
Foto marë nga Carrie Lynne Photography.


