-5.3 C
Sterling Heights
20/12/2025, 4:53
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

AAK-ja kërkon rritjen e koeficientit në vlerën 129 euro

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetAAK-ja kërkon rritjen e koeficientit në vlerën 129 euro

Dy çështje do t’i shtrojë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë interpelancës në Kuvend, në të cilën e ka ftuar për raportim ministrin e Financave, Hekuran Murati. Nëpërmjet njërës do të kërkojë që koeficienti i pagave të rritet nga 105 në 129 euro

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që nëpërmjet rishikimit të buxhetit që pritet të bëhet në qershor, Qeveria ta rritë vlerën e koeficientit të Ligjit për Paga, nga 105 në 129 euro.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se në interpelancën në të cilën është ftuar ministri i Financave, Hekuran Murati, do të shpaloset edhe analiza që kjo parti i ka bërë buxhetit, e në të cilën konstatohet se ka mundësi buxhetore që pagat të rriten.

“Në sektorin publik të rritet koeficienti në 129 euro dhe kjo punë është shumë lehtë e bëshme, për shkak se është në buxhet dhe vetëm ndryshohet vlera e koeficientit”, ka thënë Tahiri në një konferencë për media.

Në këtë konferencë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së ka adresuar edhe një varg kritikash ndaj Qeverisë.

Ai ka thënë se ekzekutivi po bën një varg eksperimentesh me vendin, duke e vënë fokusin më shumë në dialog se në sektorët e tjerë.

Ai e ka quajtur të pakuptimtë thirrjet e kryeministrit Albin Kurti që diaspora të investojë në Kosovë.

AAK-ja e ka thirrur në interpelancë ministrin e Financave, Hekuran Murati, jo vetëm për pagat, por edhe për investimet kapitale.

Shefi i deputetëve të kësaj partie shtroj nevojën që ekzekutivi të mobilizohet, në mënyrë që suficiti të mos jetë ai i vitit të shkuar.

“Në interpelancën tonë kërkojmë që investimet kapitale ta marrin hovin e vetë për shkak se ne tani jemi në fund të majit. Ne kemi edhe 3-4 muaj të këtij viti për ta shpenzuar buxhetin dhe në qoftë se nuk veprojmë shpejt, prapë do të kemi një suficit të madh”, ka thënë Tahiri.

Gjatë vitit të kaluar ka pasur dinamikë të ulët të realizimit të investimeve kapitale.

Vetëm në 6-mujorin e parë të 2022-s, sipas Institutit GAP, realizimi i projekteve kapitale ka qenë më i ulëti në të gjithë dekadën e fundit.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img