-2.9 C
Sterling Heights
05/12/2025, 18:20
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

AAK: S’lejojmë të shtrenjtohet rryma, do të mbajmë protesta

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaAAK: S’lejojmë të shtrenjtohet rryma, do të mbajmë protesta

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se AAK-ja nuk do të lejojë që të ndodhë shtrenjtimi i energjisë elektrike.

Në një konferencë për media të premten, Lekaj ka thënë se për këtë do të angazhohen edhe me protesta nëse do të jetë e nevojshme.

Ai e ka quajtur absurde kërkesën e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për shtrenjtim të tarifave për 14 për qind.

“Ky është një shok lajm për të gjithë qytetarët e Kosovës, bizneset dhe ndërmarrjet e vendit, dhe kjo është e paarsyeshme dhe jo e pranueshme për të gjithë qytetarët. Nëse ndodh kjo rritje, qytetarin e vendos në varfëri të skajshme dhe në luftë për mbijetesë e ekzistencë. Mbi këto që thash, ne si AAK jemi kategorikish kundër kësaj rritjeje dhe nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë. Këtë do ta bëjmë me angazhimin tonë politik në Kuvend, në komisionet përkatëse dhe do të bisedojmë edhe me qytetarët që nëse e shohim të nevojshme të kemi edhe protesta, sepse qytetarët tanë kanë mbetur të vetmuar dhe kjo qeveri vetëm e ka në mendim se si ta rëndojë jetën e qytetarëve dhe jo t’ua lehtësojë”, ka thënë Lekaj.

Sipas tij është absurde që të ndodhë shtrenjtimi kur dihet që Qeveria ka ndarë subvencione për zbutjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, dhe KEK-u, sipas tij, ka eksportuar milionë euro energji elektrike.

“Si është e mundur që KEK-u është në gjendje stabile pasi ka eksportuar miliona euro energji, dhe nëse kjo nuk zbërthehet në të mirë të qytetarëve, cila është arsyeja e rritjes së çmimit. Qeveria Kurti vitin e kaluar subvencionoi bizneset ndërkaq konsumatorëve familjarë pavarësisht subvencionimit u rriten tarifa 100 për qind”, është shprehur ai.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë pritet që deri në fund të këtij muaji t’i caktojë tarifat e energjisë, që do të hyjnë në fuqi më 1 prill 2023. Edhe KEK-u do që të rritet çmimi i megavatit që ajo shet për KEDS-in dhe KOSTT-in.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img