Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka folur për takimin e kryeminsitrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq që do të mbahet me 18 mars në Ohër.
Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Abbott ka thënë që kjo javë është e rëndësishme për Kosovën.
Sipas tij, pritet të arrihen hapa të vërtetë për marrëdhënien ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo javë është e rëndësishme për Kosovën. Është i arritshëm një hap i vërtetë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. ka thënë Abbott.
Sipas tij, marrëveshje do të sjellë disa përfitime praktike dhe disa politike.


