Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shfrytëzuar një vizitë në Komunën e Vitisë për të shtuar kritikat e tij kundër qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.
Në një postim në Facebook, ai e ka etiketuar qeverinë si populiste dhe ka bërë thirrje për mobilizim partiak në prag të vitit zgjedhor.
“Për popullistët, zhvillimi i vërtetë është i vështirë,” shtoi ai, duke sugjeruar se qeveria e tanishme është më e fokusuar në politika simbolike që prodhojnë zhurmë por jo rezultate afatgjata në ekonomi, infrastrukturë, arsim ose shëndetësi.
“Koha po na ikën, njerëzit po na largohen, gjersa vendi mbetet peng kolektiv i popullizmit simbolik.” Duke u kundërvënë kësaj gjendjeje, ai theksoi.
“Rruga e Re është zgjidhja! Le të flasim për zhvillim!”
Kryetari i LDK-së shpreh gatishmërinë e partisë për të qëndruar pranë çdo qyteti dhe fshati për të përhapur “mesazhin tonë të qartë.”
Ai përfundon duke theksuar se strukturat e LDK-së janë të gatshme për sfidat që i presin dhe se partia është e gatshme për të ndryshuar kursin e politikës në Kosovë./Telegrafi/


