-7 C
Sterling Heights
02/01/2026, 10:51
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Abdixhiku: Kushtet në Trepçë janë antihumane

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetAbdixhiku: Kushtet në Trepçë janë antihumane

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot më 05.08.2024 minierën “Trepça” në Stantërg.

Ai u prit nga Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi si dhe nga minatorë.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka reagur për çështjen e pagave ku sot shënon dita e 27-të e ndaljes së punës në Trepçë për shkak të mosrealizimit të pagave.

“Kam hezituar t’i takojë me shpresën se çështja do të zgjidhej pa komplikim. Çdo involvim i yni partiak, barte rrezikun e politizimit të kauzës së tyre. Por neglizhenca institucionale, e shtetit, e qeverisë popullsite, e vargut të gjatë të atyre përfituesve që Trepçën e Minatorët i përdorin si pamflet elektoral njëpërdorimësh, ka bërë observimin tonë të duket të pakuptimtë”- ka thënë ai.

Duke i parë nga afër kushtet në Trepçë, Abdixhiku thotë se janë kushte anti-humane. Sipas tij pajisjet primitive që datonin që nga viti 1919, sot janë në rend të dytë.

“Janë në rend të dytë sepse plot 1100 punëtorë të Trepçës, janë pa paga dhe po futen në muajin e tretë pa asnjë pagë kompensim. Punëtorët janë të Trepçës. Trepça është e shtetit. Ata kanë kontrata, kanë zotim shtetëror për pagën që duhet marrë. Partia në pushtet menaxhon me kompleks me Borde e me Menaxhment. Është përgjegjësi e tyre, e shtetit, që punëtorët e vet t’i kompensojë për punën dhe kontratën që kanë”- ka thënë tutje Abdixhiku.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img