0.5 C
Sterling Heights
19/12/2025, 7:40
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Abdixhiku: LDK-ja s’i merr katër vjet kohë për gjysmë autostradë e as s’i fal 54 milionë euro

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetAbdixhiku: LDK-ja s’i merr katër vjet kohë për gjysmë autostradë e as...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u është kundërpërgjigjur kritikave nga eksponentë të pushtetit dhe deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, duke thënë se partia që udhëheq s’i merr katër vjet kohë për një gjysmë autostradë e as nuk i fal 54 milionë euro si dhuratë “Bechtel-ve”.

Abdixhiku ka shkruar se pushteti dhe “fronti i bashkuar opozitar”, duke aluduar në koalicionin AAK – Nisma, janë bërë bashkë kur është në pyetje LDK-ja.

Sipas kryetarit të LDK-së, matjet e bëra po u japin frikë në palcë pushtetit edhe koalicionit AAK – Nisma, prandaj ka thënë se “ndoshta po bëhen gati për bashkëpunim të gjatë”.

“Qenkan marrë sot me mua edhe nga pushteti edhe nga “fronti i bashkuar opozitar”. Shihni se kur është në pyetje LDK-ja, të dyja, se ç’na bëhen bashkë. Ndoshta po bëhen gati për bashkëpunim të gjatë. Ndoshta matjet e bëra, këto pa propagandë, po u japin frikë në palcë. Rruga e Re është zgjidhja! As si këta e hiç se hiç si ata! Si LDK; forcë moderne e zhvillimeve të mëdha. Një që nuk merr 4 vjet kohë për gjysmë autostradë, e as nuk u falë ‘Bechtel-ve’ 54 milion euro dhuratë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Të shtunën, fotot nga autostrada Prishtinë – Gjilan nxitën reagime në opinion. Kryeministri Albin Kurti pati thënë se në fund të vitit 2023 kjo autostradë do të përfundohej, por kur jemi në muajin e parë të vitit 2024, nga fotot e publikuara, shihet se një realizim i tillë është larg. Për këtë, Abdixhiku ka drejtuar kritika ndaj pushtetit.

Ndërkohë, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se opozita është problem “me Lumirin e me Memlin”. Sipas Berishës, “Abdixhiku po i sheh disa ëndrra me ‘rrugën e re’, por ai sondazhet i ka në tavolinë dhe e din se LDK-ja nuk janë në atë stadin ku ai po e paraqet”.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img